Ndërmarrja që lindi nga procesi i konsulencës

Success Story #3 nga Durim Hoxha

Konsulenca biznesore dhe menaxheriale paraqitet si një këshillë e pavarur profesionale që i’u ndihmon ndërmarrjeve në arritjen e objektivave duke zgjidhur problemet biznesore, identifikuar dhe shfrytëzuar mundësitë dhe zbatuar ndryshimet. Në të shumtën e rasteve konsulenti ose firma konsulente ftohet nga ndërmarrje kliente për të adresuar në mënyrë objektive një problem të caktuar dhe për të arritur një qëllim relevant për të. Megjithatë, një pjesë e konsulentëve ndiejnë se mund të ofrojnë më shumë se vetëm të ndihmuarit e klientit për të tejkaluar problemet. Në fakt, disa klientë i konsiderojnë konsulentët si burim informacioni dhe idesh që tentativisht mund të shndërrohen në aktivitete të rëndësishme në përmirësimin e produkteve ekzistuese, zhvillimin e produkteve të reja apo hapjen e tregjeve të reja. Por, shumë të rralla janë rastet kur një marrëdhënie “klient – konsulent” shndërrohet në një investim të përbashkët dhe partneritet biznesi. I këtillë është rasti në mes te ndërmarrjes PrimeDB, klient ky i cili kishte angazhuar ndërmarrjen ACA e specializuar në auditim dhe konsulencë, për t’i ndihmuar rreth një aplikimi për grant. Read more

Konsulenca menaxheriale si faktor përcaktues në realizimin e projekteve investive në KIVO

Success Story #2 nga Durim Hoxha

Konsulenca në fushën e projekteve investive është një fushë e veçantë e konsulencës menaxheriale. Veçantia e kësaj fushe specifike të konsulencës qëndron në përfshirjen e konsulentit në një marrëdhënie afatgjate me klientin, me ç’rast besimi i ndërsjellë dhe transparenca reciproke është parakusht i intervenimit dhe përmbylljes të suksesshëm të detyrës. Konsulenca në projekte investive fillon duke kuptuar në përgjithësi qëllimet e investimit, kthimin e investimeve dhe afatin kohor të zbatimit të investimit. Si rezultat i kësaj dhe bazuar mbi analizat përkatëse të tregut ato teknologjike dhe financiare, ndërtohet plani detal i investimeve dhe alokohen resurset përkatëse. Puna e konsulentit nuk mbaron me kaq. Në fakt detyra e tij është që pas analizave përkatëse dhe pas vendimit për investime të monitoroj aktivisht investimin e klientit dhe të vazhdoj punën me klientin pasi që gjatë realizimit të investimeve shpesh ndodh që qëllimet e projektit ndryshojnë, rrjedhimisht prania e konsulentit është e nevojshme. Read more

Konsulenca vendore kyçe në transformimin e Korporatës Rugove

Success Story #1 nga Durim Hoxha

Zhvillimi strategjik dhe i qëndrueshëm i ndërmarrjes, është i pamundur pa një vullnet të theksuar dhe një vizion të qartë të ndërmarrësit. Përderisa një pjesë e konsiderueshme e ndërmarrjeve në Kosovë ballafaqohen me çështjet e mbijetesës, një pjesë e vogël e ndërmarrjeve të suksesshme sikur nuk po mund të transformohen në ndërmarrje me qeverisje korporative dhe të shmangen nga tiparet e bizneseve familjare. Mirëpo, sado që ndërmarrësi ka vullnetin dhe vizionin për ndërtimin e një strategjie afatagjatë të zhvillimit, në të shumtën e rasteve, ai nuk posedon dijen por edhe kohën që të ndërtoje një strategji të tillë që përfshin një plan dinamik të specifikuar dhe të lehtë për t’u zbatuar. Read more

Error: a marker with the ID 1 does not exist!