NDËRMARRJA QË LINDI NGA PROCESI I KONSULENCËS

Konsulenca biznesore dhe menaxheriale paraqitet si një këshillë e pavarur profesionale që i’u ndihmon ndërmarrjeve në arritjen e objektivave duke zgjidhur problemet biznesore, identifikuar dhe shfrytëzuar mundësitë dhe zbatuar ndryshimet. Në të shumtën e rasteve konsulenti ose firma konsulente ftohet nga ndërmarrje kliente për të adresuar në mënyrë objektive një problem të caktuar dhe për të arritur një qëllim relevant për të. Megjithatë, një pjesë e konsulentëve ndiejnë se mund të ofrojnë më shumë se vetëm të ndihmuarit e klientit për të tejkaluar problemet. Në fakt, disa klientë i konsiderojnë konsulentët si burim informacioni dhe idesh që tentativisht mund të shndërrohen në aktivitete të rëndësishme në përmirësimin e produkteve ekzistuese, zhvillimin e produkteve të reja apo hapjen e tregjeve të reja. Por, shumë të rralla janë rastet kur një marrëdhënie “klient – konsulent” shndërrohet në një investim të përbashkët dhe partneritet biznesi. I këtillë është rasti në mes te ndërmarrjes PrimeDB, klient ky i cili kishte angazhuar ndërmarrjen ACA e specializuar në auditim dhe konsulencë, për t’i ndihmuar rreth një aplikimi për grant.

PrimeDB është kompani e ndërtuar nga profesionistë të lëmisë së teknologjisë informative dhe mediave. Kjo kompani operon që nga Tetor 2011në fushën e monitorimit të mediave dhe është udhëheqëse në këtë sektor në rajon, me një proces prodhimi inovativ dhe infrastrukturë teknologjike bashkëkohore të zhvilluar nga resurset e brendshme. PrimeDB ka ndërtuar një proces unik të prodhimit dhe ofrimit të shërbimitqë ka treguar sukses dhe cilësohet si shumë konkurues në gjithë rajonin. Si e tillë ka depërtuar edhe në tregun e Shqipërisë ku funksionon me zyre dhe personel të veçantë. Udhëhiqet nga një ndërmarrës serik tejet kreativ dhe i veçantë siç është Korab Zhuja.

PrimeDB kishte angazhuar ACA për hartimin e planit të biznesit, specifikisht për të hulumtuar tregun potencial për shërbimin e monitorimit të mediave. Procesi i konsulencës kishte qenë i lehtësuar nga donatorë të ndryshëm, siç është programi USAID-YEP dhe EBRD-BAS. Së bashku, PrimeDB dhe ACA kishin ndërtuar një plan të qëndrueshëm të biznesit që i adresonte kërkesat e klientit – PrimeDB-së. Në anën tjetër,ACA-ja është një ndërmarrje e specializuar për ofrimin e shërbimeve të auditimit dhe si dhe për ofrimin e shërbimeve të konsulencës në Kosovë. E udhëhequr nga dy ekspert financiar dhe me përvojë siç janë Armend Osaj dhe Astrit Musa, ACA operon që nga Janari i vitit 2008. Përqëndrimi i vëmendjes në cilësinë e shërbimeve i ka mundësuar ACA-së të krijojë një bazë të dukshme të klientëve të cilët operojnë në Kosovë. Me një kombinim të stafit të ri dhe atij senior me përvojë tëgjatë, ACA paraqet një mundësi të mirë të bizneseve në Kosovë për t’i adresuar problemet e tyre të brendshme. ACA i kishte ofruar ekspertizen e vet për të hartuar planin e biznesit, i cili do t’i ndihmonte PrimeDB-së të kishte njohuri më të thella mbi tregun potencial dhe vizionin për të ardhmen.

Përderisa konsulenca po shndërrohet në një profesion të rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve, vetëdija e komunitetit të biznesit në Kosovë lidhur me rëndësinë e konsulencës mbetet e ulët. Përveç kësaj mosbesimi se dikush nga jashtë, në këtë rast konsulentët, mund t’i zgjidhin problemet e brendshme të një ndërmarrjeje është edhe një faktor shtesë që pengon procesin e konsulencës. Në këtë kontekst shumë projekte të donatorëve siç janë EBRD,EYE,YEP, KOSME kanë lehtësuar procesin e konsulencës duke mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsulentëve. E tërë kjo me qëllim të zhvillimit të tregut të konsulencës duke ngritur besimin dhe vetëdijen për rëndësinë e konsulencës dhe për ngritjen e aftësive konkurruese të ndërmarrjes. Në këtë kontekst bashkëpunimi në mes PrimeDB dhe ACA nuk përfundoj vetëm me hartimin e planit të biznesit për PrimeDB. Në fakt kjo shënon fillimin e një partneriteti afatgjatë në mes të këtyre dy ndërmarrjeve.

Pas bashkëpunimit fillestar, krijimit të besimit dhe njohjes së aftësive reciproke u hapën dyert për bashkëpunim reciprok. Tash ishte ACA që i drejtohej PrimeDB-sëpër një zgjidhje softverike lidhur me krijimin e një bazë të të dhënave që do të përmbante informata detale lidhur me klientët që ACA i shërben. Kjo bazë e të dhënave do t’i ndihmonte ACA-së në menaxhimin mëtë mirë të marrëdhënieve me klientët. Në ndërkohë, njëide të ngjashme kishin pasur edhe në PrimeDB. Këtu lind edhe mundësia që nga konsulenca reciproke të kalohet në partneritet të qëndrueshëm. Kështu nëvitin 2013 me bashkimin e kapaciteteve të të dy firmave, pas ndërtimit të besimit reciprok arrihet efekti sinergjik duke u krijuar një ndërmarrje e përbashkët me emrin DyGur.

DyGur, sot është platforma më e zhvilluar digjitale në Kosovë që i’u vjen në ndihmë bizneseve duke ofruar informata të nevojshme për të bërë operimin më të lehtë. Aty (www.dygur.com) mund të shkarkohen forma të ndryshme që lehtësojnë menaxhimin financiar, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe marketingun, ofrohen shembuj të ndryshëm të kontratave profesionale, të gjitha këto pastaj me lehtësi mund të përdoren nga bizneset anëtare të kësaj platforme. Poashtu, në DyGur mund të shkarkohet edhe një numër i konsiderueshëm i softwarëve falas si dhe ofrohet çasje në bibliotekë digjitale që përmban publikime të ndryshme lidhur me mjedisin e biznesit në Kosovë. Për më tepër, kjo platformë për të gjithë abonuesit e vet ofron çasje në kontaktet e të gjitha ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, kontaktet e konsulentëve të biznesit, avokatëve dhe noterëve e shumë resurse tjera të vlefshme për çdo biznes. Krejt në fund DyGur ofron edhe informata të përditësuara lidhur me tenderët publik, shpallje për vende pune dhe informata tjera komunale.

Për të ndërtuar një platformë të tillë digjitale patjetër që është dashur kombinimi i aftësive të shumëfishta që një kompani e vetme do ta kishte vështirë të siguronte. Rrejdhimisht, DyGur rezultoj si bashkim i fuqive dhe përparësive të dy ndërmarrjeve (PrimeDB dhe ACA). Mirëpo, pa ndihmën e projektit EYE, kjo nuk do të mjaftonte për të përballuar dështimet në treg për një ndërmarrje të re. Përderisa PrimdDB investoj kapacitetin e saj në zhvillimin e sistemit software-ik adekuat për të ndërtuar një platformë digjitale lehtë për t’u naviguar, ACA zhvillonte konceptet e shërbimeve të reja dhe identifikonte nevojat e klientëve të cilat përktheheshin në produkte që teknikisht zbatoheshin nga PrimeDB. Një bashkëpunim i komplementar rezultoi në një biznes unik dhe premtues siç është DyGur, i cili u përkrah fuqishëm nga Projekti EYE duke e lehtësuar dukshëm fazën fillestare (startup) të zhvillimit të biznesit. Sipas partnerëve, ndihma nga projekti EYE e ofruar në gjashtë mujorin e parë ka mundësuar së pari krijimin e pastaj mbetjen gjallë në treg të DyGur. Në këtë mënyrë, janë tejkaluar shumë sfida nga ndërmarrja e re, duke i’u mundësuar partnerëve më shumë kohë për fokusim në gjetjen e klientëve dhe zhvillim të produkteve.

Edhe pse me përvojë dhe edukim të ndryshëm dhe dallim jo të vogël në moshë, procesi i krijimit të ndërmarrjes së re që zanafillen e kishte nga konsulenca reciproke, duket qe ka shkuar relativisht mirë. Sipas tyre dallimet janë kaluar duke besuar në idenë, pasur vizionin e njejtë dhe besim e përkushtimin të pa rezervë.

DyGur sot, pas rreth dy vitesh operimi numëron 5 punëtorë. Sidoqoftë, nevojat për më shumë punëtorë dhe për zhvillim të produkteve të reja janë të përhershme. Por, partnerët e bëjnë të pamundurën që rritjen ta menaxhojnë në mënyrë të kujdesshme duke pasur parasysh koston dhe rreziqet që mund të vijnë nga njërritje e pa kontrolluar mirë. Pa dyshim se për këtë të fundit janë ACA që me aftësitë menaxhuese dhe njohjen e tregut mbajnë rrezikun në nivel të kalkuluar.

Edhe pse numri i klientëve është në rritje e sipër, DyGur ballafaqohet më mungesën e vetëdijes së ndërmarrjeve kosovare mbi rëndësinë e këtij lloji të shërbimeve. Rrjedhimisht përveç zhvillimit të ndërmarrjes, DyGur i takon barra edhe e zhvillimit të tregut dhe rritjes së vetëdijes së komunitetit të biznesit në Kosovë mbi natyrën dhe rolin e informatave që ofrohen ngaDyGur. Kjo padyshim që e bën qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit edhe më sfidues, gjë që kërkon resurse shumëdimensionale që një ndërmarrje e vetme vështirë se do t’i siguronte.

DyGur përveç tjerash, luan rol shumë pozitiv në promovimin e PrimeDB dhe ACA dhe shërben si një storie suksesi tek klientët tjerë potencial të këtyre dy ndërmarrjeve. Bashkëpunimi në mes tëPrimeDB dhe ACA që filloj nga një rast i konsulencës, nuk duket se do të përfundoj me kaq. Ne fakt, ashtu siç u theksua nga të dy partnerët përveç zgjerimit të DyGur me shërbime shtesë, janë duke u diskutuar edhe disa ide biznesi krejtësisht të reja dhe të diferencuara nga DyGur të cilatdo të mund të rezultonin ne biznese te reja dhe vende pune shtesë. Këto ide mbeten në ofrimin e shërbimeve të avancuara të informacionit.

Në përfundim, kjo storie suksesi e DyGur është shembull i veçant në literaturën e konsulencës biznesore dhe menaxheriale. Përveç që ven në pah rolin dhe rëndësinë e konsulencës për zhvillim të biznesit, poashtu nënvizon besimin reciprok dhe përkushtimin ndaj vizionit si përcaktues të një partneriteti të suksesshëm.